Zukali: Ditë tragjike për Turqinë, njerëz po strehohen në xhami dhe makina

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, në lidhje Skype nga Turqia, Bora Zukali, Kryetar i Shoqatës Vatra, Turqi u shpreh se kjo sot është një tragjedi për Turqinë.

Ai tha se shumë njerëz kanë mbetur jashtë në shkolla, rrugë apo në xhami, dhe janë duke jetuar aty momentalisht pasi ndërtesat janë shembur.

Zukali: Është një ditë tragjike për Turqinë sepse populli ishte në gjumi dhe tërmeti i zuri në gjumë. Nuk kishin kohë që të largoheshin nga banesat. Ndërkohë, pas 12 orësh ra një tërmet i dytë shumë i fortë dhe u lartësuan viktimat.

Kanë mbetur jashtë në shkolla, rrugë apo në xhami dhe shumë atje po jetojnë. Janë edhe disa njerëz që i ka dërguar gjysmë hëna e kuqe, duke jetuar atje, ndërsa të tjerë në makina. Jeta kështu po vazhdon në Turqi.