Sanremo refuzon Zelenskin, ironizon Moska: Sa keq, ai mund të fitonte Festivalin me këngë rep!

Presidenti ukrainas nuk do të flasë në Festivalin e Sanremos në Itali, por do të dërgojë një letër e cila do të lexohet nga moderatori.

Pas polemikave të ditëve të fundit në lidhje me fjalimin e Zelenskyt gjatë mbrëmjes së fundit të Sanremos, drejtori i festivalit, njoftoi se presidenti i Ukrainës do të dërgojë vetëm një tekst ku do të lexohet nga moderatori, Amadeus.

Gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Festivalit, Stefano Coletta sqaroi modalitetet e ndërhyrjes e cila javët e fundit ka ngritur polemika.

“Ne jemi në kontakt me ambasadorin ukrainas. Presidenti nuk do të dërgojë një video por një tekst. Amadeus do ta lexojë atë. Përmes ambasadorit më bëri të ditur se kishte kënaqësinë të më shkruante një letër e cila do të lexohet nga Amadeus”, tha Coletta.

Po ashtu, Coletta përjashtoi tezën se teksti mund të “kontrollohet” përpara se të lexohet.

“Ne do të flasim për përmbajtjen më të përpiktë. Unë mendoj se një regjisor Rai, nuk mund të censurojë një president”.

Nga ana tjetër, duket se Rusia është ‘gëzuar’ që Zelensky nuk do të flasë në festival.

Moska me ironi ka thënë: “Sa keq për Zelensky-n, ai mund ta kishte fituar Festivalin”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova shprehu me ironi zhgënjimin e saj për video mesazhin e humbur të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Festivalin e Sanremos, duke thënë se ndoshta ai mund ta kishte fituar konkursin me një këngë rep.

“Zelensky nuk do të bëjë video mesazh në Festivalin e Sanremos, por do të dërgojë tekstin. Epo nuk e di, ai mund ta kishte fituar këtë konkurs edhe me një këngë rep”.

Festivali i Sanremos është i njohur në Rusi dhe është ndjekur veçanërisht në kohën e Bashkimit Sovjetik.