Si i parashikoi 3 ditë më parë studiuesi holandez tërmetet e fuqishme në Turqi dhe Siri

Në një postim në Twitter më 3 shkurt, studiuesi holandez Frank Hoogerbeets parashikoi se një tërmet me magnitudë më të madhe se 7.5 do të godiste Turqinë. 

Parashikimi i tij fatkeqësisht u bë i vërtetë tre ditë më vonë, të hënën kur 4 tërmete shumë të forta vranë mbi 2300 njerëz në Turqi dhe Siri.

Megjithatë, disa persona në Twitter e etiketuan atë një pseudo-shkencëtar dhe vunë në dyshim parashikimet e tij të mëparshme. 

“Herët a vonë do të ketë një tërmet me magnitudë 7,5 në këtë rajon (Turqia Jug-Qendrore, Jordania, Siria, Libani)” - shkroi në Twitter më 3 shkurt 2023.

Hoogerbeets ri-tweetoi një postim nga agjencia e tij kërkimore SSGEOS menjëherë pas tërmetit që ndodhi në Turqi e Siri, duke parashikuar mundësinë e një tërmeti të ri të madh. 

Ai gjithashtu ri-tweetoi një postim të SSGEOS që parashikonte një tjetër tërmet të madh vetëm disa orë përpara se një tërmet me magnitudë 7.6 të godiste Turqinë jugore.

“Zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti i madh në Turqinë Qendrore. Siç e thashë më herët, herët a vonë kjo do të ndodhte në këtë rajon, ngjashëm me vitet 115 dhe 526. Këtyre tërmeteve u paraprijnë gjithmonë gjeometria planetare kritike, siç kishim në 4-5 shkurt,” - shprehet Hoogerbeets i shqetësuar kur parashikimi i tij u bë i vërtetë.

Tërmeti i parë, me magnitudë 7.8, ndodhi teksa njerëzit po flinin dhe ishte një nga më të fortët që goditi zonën në të paktën një shekull. U ndje deri në Kajro dhe Qipro.

Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare, tërmeti i dytë, me magnitudë 7.7 ballë dhe i ndodhur në një thellësi prej 3 km, ndodhej 60 km në verilindje të Kahramanmaraş, Turqi. Ka pasur mbi njëqind pasgoditje të vogla.

Si i parashikoi 3 ditë më parë studiuesi holandez tërmetet e
Postimi para 3 ditësh