Alec Baldwin vrau nga pakujdesia? Prokurorët: Aktori i pavëmendshëm gjatë stërvitjes me armën

Prokurorët kanë vërtetuar në gjykatë se aktori Alec Baldwin ka vrarë nga pakujdesia kineasten Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të filmit "Rust". Ata argumentuan se aktori ka qenë në telefon gjatë kohës që bëhej stërvitja. Nëse shpallen fajtorë, Baldwin dhe ekspertja e armëve Gutierrez-Reed mund të përballen me 18 muaj burg dhe një gjobë prej 5,000 dollarë.

Detaje të reja janë zbuluar për çështjen e vrasjes së kineastes Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të filmit "Rust". Prokurorët e akuzojnë aktorin Alec Baldwin për vrasje nga pakujdesia sepse sipas tyre gjatë stërvitjes me armën e zjarrit ai ka qendruar në telefon.

Dokumentet e publikuara që detajojnë akuzat të shpallura fillimisht më 19 janar përshkuajnë një grup kaotik me një qasje të pamatur ndaj sigurisë së armëve. Baldwin ishte "i hutuar" duke folur me anëtarët e familjes në celular gjatë trajnimit se si të përdorim armën, tha Robert Shilling, një hetues special për zyrën e prokurorit të qarkut.

Nëse Baldwin do të kishte kryer kontrolle të detyrueshme sigurie me asistenten Hannah Gutierrez-Reed dhe nuk do ta drejtonte armën nga Hutchins, "tragjedia nuk do të kishte ndodhur", argumentoi Shilling.

“Ky devijim i pamatur nga standardet e njohura dhe protokolli shkaktoi drejtpërdrejt të shtënat fatale”, tha ai.

"Baldwin e dinte se rregulli i parë i sigurisë së armëve është që të mos drejtoni kurrë armën drejt dikujt që nuk keni ndërmend ta qëlloni," shtoi Shilling.

Halyna Hutchins vdiq në xhirimet e "Rust" në New Mexico pasi Baldwin dyshohet se e qëlloi me një armë kopje.  Baldëin ka mohuar më parë përgjegjësinë për të shtënat. Ai argumentoi në intervistat për media se nuk e kishte tërhequr këmbëzën e armës dhe se ajo sapo ishte "shkëputur", pretenduan prokurorët.

Përveç kësaj, zyrtarët e FBI-së zbuluan se arma nuk mund të shkrepej pa e tërhequr këmbëzën, sipas një raporti që agjencia i dërgoi Zyrës së Sherifit të Qarkut Santa Fe.

Nëse shpallen fajtorë, Baldwin dhe Gutierrez-Reed mund të përballen me deri në 18 muaj burg dhe një gjobë prej 5,000 dollarë. Ata do të gjykohen nga juria, sipas prokurorëve.