Zbulohen hibridi i çuditshëm dinozaur-zog që jetoi në Kinë 120 mln vjet më parë
Një hibrid i çuditshëm dinozaur-zog me një kokë si Tyrannosaurus Rex jetoi në Kinë 120 milionë vjet më parë, ka zbuluar analiza fosile.
Ndërsa koka e krijesës ishte e ngjashme me dinozaurët, paleontologët thonë se trupi i saj ishte më shumë në përputhje me atë të zogjve të sotëm.
Ata zbuluan fosilin, të quajtur Cratonavis zhui, gjatë gërmimeve në Kinën veriore, një rajon ku janë zbuluar gjithashtu gjurmë dinosaurësh me pendë dhe zogj të hershëm.
Zbulimi i pazakontë është i rëndësishëm sepse mund të ndihmojë për të siguruar një pasqyrë se si zogjtë modernë evoluan.
Ai u gjet në shkëmbinjtë sedimentarë të cilët u formuan rreth 120 milionë vjet më parë gjatë periudhës së Kretakut.
Ekspertët e udhëhequr nga paleontologu Zhou Zhonghe, nga Akademia Kineze e Shkencave, kryen skanime të kafkës së krijesës dhe zbuluan se forma e saj ishte pothuajse e njëjtë me atë të dinosaurëve si T-Rex, në vend që të ishte si e zogjve.
Ata besojnë se në degët e shpendëve të pemës familjare të dinosaurëve, Cratonavis ndodhet midis Arkeopteriksit të ngjashëm me zvarranikët dhe Ornithothoraces, të cilat tashmë kishin zhvilluar shumë nga tiparet e zogjve modernë.
Studimet e mëparshme kanë gjetur krijesa të ngjashme gjysmë dinosauri, gjysmë zogjsh, por ajo që nuk është vërtetuar është rendi në të cilin ndryshimet evolucionare në formë, funksion dhe mjedis filluan të ndodhin për të çuar në zogjtë modernë që shohim sot.