Tragjike në Brazil, bie autobusi me futbollistë, 4 të vdekur dhe 29 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2023, 11:46
Një aksident me 4 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur ka ndodhur në Brazil , kur një autobus me futbollistë të ekipit të të rinjve Esporte Clube Vila Maria Helena ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura në humnerë.
Siç raportojnë mediat braziliane, në aksidentin e ndodhur në Além Paraíba në shtetin Minas Gerais në juglindje të vendit, 29 persona kanë mbetur të plagosur dhe 4 persona kanë humbur jetën.
Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga policia rrugore braziliane, por sipas vlerësimeve të para, drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga ura duke përfunduar në poshtë.
Viktimat përfshinin tre adoleshentë, të moshës midis 14 dhe 17 vjeç, dhe një të rritur.