Gjermania thirrje Rusisë që të tërheqë trupat nga Ukraina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2023, 07:46
Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.
Ai shprehu rëndësinë e tërheqjes së trupave ruse nga Ukraina për të nisur negociatat.
Kancelari tha se një marrëveshje mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen e Kievit.
Scholz dënoi gjithashtu luftën e nisur nga Rusia.
