Cristiano Ronaldo zhgënjen në debutim. Ja si shkoi ndeshja e parë me Al Nassr (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2023, 20:38
Ndoshta duhet të presë për të shijuar golin e parë me fanellën e re në Arabinë Saudite. Cristiano Ronaldo e nis pa gol aventurën zyrtare në Lindjen e Mesme.

Ndeshja për llogari të kampionatit mes Al Nassr dhe Al Ettifaq u mbyll 1-0 në favor të vendasve ku golin e vetëm e gjeti ish-i i Benfica-s, Talisca.


Pritje madhështore nga tifozët vendas në fillik të ndeshjes. Stadiumi i mbushur me flamuj ku shkruhej marka CR7 në mbështetje të sulmuesit që do të fitojë 200 milionë euro në sezon.
Ronaldo qëndroi në fushë deri në fund të ndeshjes që riktheu në krye të klasifikimit Al Nassr.


