Turistë në “rrugët e besimit”, në Korçë do të restaurohen 4 kisha të vjetra
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 7 Shtator 2022, 22:17
Përveç bukurive natyrore, Shqipëria ka vëmendjen e të huajve dhe për bashkëjetësën fetare.
Në Korçë të shumtë janë turistët që vizitojnë objektet e kultit dhe duan të njihen me trashëgiminë kulturore të vendit tonë.
Por një pjesë e madhe e këtyre objekteve kanë nevojë për ndërhyrje emergjente.
Gjergji Koki, nga drejtoria rajonale e trashëgimisë për juglindjen tregon se shumë shpejt do të nisë restaurimi i katër kishave të vjetra.
Restaurimi vjen në kuadër të projektit "Rrugët e besimit".
Në Mbroje dhe Voskopojë objektet e kultit, krahas turistëve, u vizituan dhe nga studentët.
Në Korçë janë rreth 200 objekte që janë pjesë e trashëgimisë kulturore.

