Partia e Lirisë e vetme apo në koalicion me PD në zgjedhjet lokale? E zbulon për Ora News, Silva Caka

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, tha se tani e sheh opozitën ndryshe se më parë duke iu referuar opozitës ku në krye të PD-së ishte Lulzim Basha.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Sebastian Zonja, Caka tha se opozita e Lulzim Bashës dallon nga ajo e Monika Kryemadhit, duke thënë se kjo e fundit paditi shkeljet e bëra nga qeveria dhe me denoncimet që bëri  çoi prapa hekurave dy zyrtarë të lartë.

Silva Caka: Unë e shoh ndryshe opozitën tani, me rikthimin e Metës, me Berishën, unë shoh ndryshe shoqërinë civile e qytetarët. Qytetarëve u ka ardhur në maje të hundës. Unë mendoj se duhet të jemi të gjithë bashkë, sepse një zë i vetëm nuk është i mjaftueshëm.

Do ta ndaja opozitën e Kryemadhit me atë të Bashës. Akuzat e Bashës u finalizuan me një komision hetimor që nuk bëri asgjë por vonoi afatet e hetimit të çështjes, ndërsa opozita e Kryemadhit u kanalizuan me tre padi që plotësohen çdo ditë me padi të tjera për shkeljet e ndryshme që ne kemi njerrë gjatë gjithë kohës.

Opozitarizmi i LSI dhe i PL tani ndryshoi shumë në skenën politike. Për shkak të padive që ka bërë LSi kanë përfunduar dy njerëz me funksione shumë të larta përfunduan prapa hekurave.

Sipas saj qeveria aktuale nuk miraton referendumet pasi e dinë mirë se qytetarët do ishin kundër iniciativave financiare që kanë ndërmarrë.

Silva Caka: Ne duhet të jemi të qartë se qeverisja nuk ka dëshirë të ndjek qasjen e referendumeve, sepse po ta kishte do e kishte bërë. Këta nëse do e miratonin referendumin do të kishin vetëvrasjen e tyre sepse e dinë shumë mirë që në 99% të iniciativa financiare apo dhe jo financiare që kanë ndërmarr që tani, qytetarët do i thoshin jo.

E pyetur nëse Partia e Lirisë do futet e vetme ne zgjedhjet lokale të 2023 apo në koalicion me PD, Caka u shpreh: Këto janë teknika që do të vendosen në kohën e duhur. Mendoj se nuk ka asnjë pengesë për një koalicion të mundshëm, ne e treguam që patëm sukses në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.  Nuk është thjeshtë Partia e Lirisë apo PD, duhet ngritur një frymë  qytetare, duhet që njerëëzit të kuptojnë që i kanë shpatullat e mbrojtura nga këto dy parti opozitare.