Sarandë, i riu italian ndërron jetë në spital, dyshohet për arrest kardiak

Një i ri italian ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.

Policia bën me dije se "sot rreth orës 16:30, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi italian D. N., 33 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak".

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.