Drejtësia duhet të veprojë
Një 20 vjeçare u kap në flagrancë nga vjehrrit, kunetërit, dhe komshinjtë. - këta të fundit guxuan t'i futen në dhomën e gjumit një vajze e cila vetëm e martuar që nuk ishte, por në të vërtetë shërbente në shtëpinë e të fejuarit i cili prej vitesh ndodhej në Gjermani, e vinte ndonjëherë të shihte familjen dhe "nusen" , nderkohë që vajza 20 vjeçare i kërkonte që t'a merrte me vete atje sepse nuk jetonte më me prindërit e tij.
Ajo vetë është shprehur : i jam lutur të fejuarit tim t'më merrte me vete sepse unë thjesht jam një shërbyese në këtë shtëpi, por ai kurrë nuk e kish konsideruar këtë fakt saqë dhe kur vinte në Shqipëri, dilte me shokët e nuk kishte kohë mjaftueshëm për të fejuarën e tij dhe as e nxirrte gjëkundi për një drekë apo një darkë. - Ndersa vjehrrit e vajzës kanë bërë një xhest që nëse Drejtësia do të ishte e drejtë ky rast duhet të bëhet mësim dhe t'i jepet një dënim personave që e kanë nxjerr këtë video.
Problemi i vërtetë qëndron tek prindërit dhe familja e vajzës të cilën pa dëshirën e saj e detyruan të fejohej me një burrë 10 vite më të madh se vetja dhe i bënë presion që ajo duhej patjetër t'a pranonte këtë fat, e ndersa tani prindërit e saj kërkojnë të ikin nga Librazhdi sepse u vjen turp nga mileti?! - Në fakt duhet t'ju vijë turp dhe ju dhe të gjithë prindërve si ju që I detyrojnë femijët, vajzat e tyre të martohen me pahir sepse u iken mosha dhe pse është jashtë ligjit të martohesh 17 vjeçe.
Padiskutim nuk e justifikoj tradhtinë e askujt , por në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një tradhti sepse askush nuk e di nga ana tjetër i fejuari i saj çfarë jete bën në Gjermani, që kujtohet kaq rrallë e vjen në Shqipëri, dhe a e beson njeri që as ai atje nuk e ka një jetë të dyfishtë. - Vjehrrit por të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje duhen të marrin atë që meritojnë nga Organi i Drejtësisë. Është shkelur çdo e drejtë njerëzore, çdo e drejtë e privatësisë dhe për këtë dënoj ashpër të gjithë.
Por më e keqja nga gjithë kjo ngjarje është roli i medias, një babëzi dhe një histeri kolektive e frikshme, vetem në Shqipëri mund të ndodh që mediat mund të publikojnë pamje të pa censurë. Turp më të madh , shkelje e ligjit dhe privatësisë më të madhe se kaq nuk ka më ku të shkoj, Uroj që Qeveria të hartoj dhe të fus në fuqi një ligj për këta mostra që presin me endje fatkeqësinë e tjetrit dhe që pa u menduar dy herë i nxjerrin në pazar. A Ka ndjenjë njerëzore nga këta mostra që i gëzohen fatkeqësisë së tjetrit, kjo duhet ndaluar sa më parë.
Por ajo që po vret më shumë këtë vajzë është Opinioni dhe Media. Shoqëria shqiptare nuk ka asnjë dyshim që është një shoqëri e pa zhvilluar, e prapambetur dhe e pisët që futet në privatësinë e tjetrit , kur në vendet e zhvilluara evropiane privatësia e tjetrit me ligj por dhe me kod moral mbetet e shenjtë. Më vjen turp që jam shqiptare këto ditë, sepse ndjej asgjë tjetër veçse një neveri dhe frikë nga të gjitha paragjykimet që bëhen nga njerëz të cilët nuk e dinë cila është e verteta e kësaj vajze, si çdo rast tjetër ku në Shqipëri vajzat e gratë janë të gjitha të pamoralshme, pavarësisht çfarë bëjnë burrat, askush nuk I gjykon ata sepse ata janë burra se kështu e ka tradita jonë shqiptare gruaja të hidhet në zjarr se burrat mbesin burra.
Nuk ka përgjigje më de facto që Europa mos t'a pranojë Shqipërinë si një vend europian , do ishte një turp për ne që t'na njihte europa me këto ndodhi që besoj as në Lindjen e Mesme nuk i kanë më.