Përplasje mes policisë dhe tifozëve në Tiranë, plagoset një tjetër efektiv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2022, 22:16
jë tjetër polic ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjeve me tifozët të cilët kanë përdorur shkopinj e gurë ndaj tyre.
Ngjarja ka ndodhur te ura e Drejtorisë së Policisë Tiranë, ndërsa nuk dihet si është gjendja e efektivit.
Incidentet vijnë një ditë para ndeshjes mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet ditën e nesërme 25 Maj në "Air Albania", në orën 21:00, kanë nisur incidentet.
Pak minuta më parë 200 tifozë janë përplasur me policinë në rrugën 'Mustafa Matohiti', ku tifozët kanë përdorur shkopinj dhe gurë ndaj bluve.


