Rusët hipin në stacionin hapësinor me ngjyrat e flamurit ukrainas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2022, 14:08
Kozmonautët rusë mbërritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) të veshur me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.
Kozmonautët Oleg Artemyev, Denis Matveyev dhe Sergey Korsakov, të korporatës së hapsirës ruse, Roscosmos ishin të ardhurit e parë të rinj në stacionin hapësinor që nga fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Trioja kishte veshur kostum me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, në vend të uniformës së tyre standard blu.