Turbull-turbull

Nuk rrëzohet e keqja me alternativë të provuar si sjellje në rrethin vicioz të shkatarëve të kësaj të keqeje dhe mjerimi shoqëror dhe shteti klanor.

Me protesta si orar kinemaje dhe për egocentrizëm protogonist individual për t’u çfaqur si “zgjidhje” problemit, për llokmën e radhës se o bo deti kos, është vetëm sjellje nërrethin vicioz me shtim të aktorëve të rinjë që i shërbejnë të vjetrës me maskë të re.

Nuk mund të flasësh për ligjishmëri dhe moral intelektual e politik kur në protestë del me ata që kanë shkelur ligjishmërinë dhe kanë ngritur oligarkinë klanore nëpëmjet korrupsionit dhe trafiqeve per 30 vjet dhe me përfituesit e “Reformës Agrare” me ligjin 7501 me legalizimin e ilegalitetit si legalizim i banditizmit në zaptumin e pronave private dhe publike, duke i përdorur turmat Grabitqare për agenda politike të fuqisë klanore te pushtetit.

Nuk mund të krijosh besim për ndryshim dhe shtet të së drejtës, kur në protestë përkrahesh dhe përkrah ata, të cilët, kanë dhunuar një nga të drejtat bazike dhe elementare të shtetit të së drejtës dhe të drejtës si individit: të drejtën e pronës.

Nuk mundet e nuk mundet se nuk mundet… edhe pse mungon objektivi, qëllimi, sinqeriteti etc dhe përzihen në një kazan me kazanin mediatiko-politik në banaqet e imoralitet të mediave vizive çdo natë dhe çdo orê, si trushpëlarje me agenda të olgarkive të klaneve politiko-mediatike nga ku paguhen anchor të banaqeve duke u shitur si elitar të mendimit të thellë politiko-mediatik-filozofik me impostimet e tyre në neveritëse dhe injorancën, për të thënë atë që nuk duhet, por i duhet pimpave politik dhe financiar që i paguajnë.

Noli pati shkruar:

Turbull turbull avullo
Digju zjarr kazan vëlo
Hundë turku-mjekërr cjapi
Thonjë çifuti lesh arapi
Hidhi edhe pak gjak dose
E pastaj nakatose.

Vigani Veriut At Fishta ka shkruajtur: “Si janë Shqiptarët? Ashtu si i do hasmi.”
Ke Anzat pati shkrue:
Edhe ma i keqi ndej në krye t’vendit,
Ma ban gjyqin jashtë kuvendit,
Ma merr tokën që m’la baba,
Edhe mue m’ban mish për krraba.
N’daç me të zie e n’daç me të pjekë,
Gjithë si qefi atij t’jet tekë.
1212