Bujqësia gropë, acari than fidanët në serat e Roskovecit
Të mbjellat në serat e Roskovecit janë dëmtuar nga i ftohti. Fermerët thonë se fidanët e domates u thanë dhe kjo është humbja më e madhe e sezonit.
Ngricat dhe temperaturat e ulëta kanë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në serat e Roskovecit.
Megjithëse i morën masat e nevojshme për temperaturat nën zero, fidanët janë tharë, e më së shumti ato të domateve.
"Morëm masa me tre perde brenda dhe një jashtë, plus tavani. Nuk ka ndodhur ndonjëherë."
"Vajti puna jonë, po na ndihmuan me farishte të na i japin më lirë."
Ky fermer kishte mbjellë rreth 3000 rrënjë domate, por ngricat i rrafshuan të gjitha.
"1.5 milion i hodha këtu, jam rroptuar në Greqi që i bëra ato lekë. Është një dynim me 3000 bimë, 2500 janë dëmtuar nga i ftohti."
Në 7 vite punë në këtë biznes familjar, këtë e konideron si dëmin më të madh që mund ti sjellë edhe falimentimin.
"Janë rreth 4 mln lekë, nuk ka mbetur kokërr leku."
Në kushtet e pamundësisë për të vepruar, e për tu mbajtur punën hapur, fermerët kërkojnë ndihmën e shtetit për dëmshpërblim.
