Pasdite do ketë furtunë në Vlorë, shmangni lëvizjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2021, 09:49
Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët të bëjnë kujdes pasi Vlora do të përfshihet nga mot i keq për dy ditët në vijim.
Reshjet e shiut do të intensifikohen prej orës 18:00 e në vazhdim të shoqëruar me stuhi të forta, për këtë arsye luten që të shmangen lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.
Paralajmërimi i meteorologëve për furtunë kërkojnë të jemi të kujdesshëm.

