Besa e shqiptarëve nuk ka nevojë për sekser Ramën!

Shperdorimi vulgar i beses se shqiptareve eshte bere pandemik.

Po po besa e shqiptareve eshte dhene gjithmone duke u pare ne sy e duke shtrenguar doren.

Ndersa per ardhjen e afganeve shqiptaret nuk i pyeti askush, nuk i sqaroi askush dhe nuk beri transparence askush.

Shqiptaret u gdhine dhe degjuan mediat vizive elektronike e te shkruara qe trasmetonin muhabetet e Rames me afgane, me mallkime dhe me histerine e zakonshme te nje kryeministri patoligjik, qe ka frike nga populli i tij.

Shqiptaret u gdhine me rrembimin e beses se tyre nga kryeministri, qe vepron ne menyre okulte dhe pas shpines se tyre.

Pse trembet kryeministri qe te jete trasparent me popullin dhe te kerkoje besen e popullit.

Kryeministri nuk eshte as pronar i popullit dhe as i qeverise eshte thjesht administratori i radhes.

Besa jepet sy ne sy dhe nuk i jepet borxh askujt.

Shqiptaret i dhane besen dhe ndihmuan qindra mijra vellezer nga Kosova vite me pare dhe prandaj nuk kane nevoje per sekserin Edi Rama.

Turp qe shqiptaret e beses u prene ne bese.