Për të mos harruar Marjusin e Edin. 60 sekonda nderim e kujtesë për ju!
Tre vite me pare u shemb Ura Morandi.
43 persona mbeten viktime e mes tyre dy te rinj shqiptare Marjus e Edi, 22 e 28 vjec. (Marjus Djerri e Admir Bokrina).
Tragjedia ndodhi paraditen e 14 gushtit 2018, ora 11.36.
Oret pas saj qene te tmerrshme.
Fillimisht mesova se ndoshta kishte nje te ri shqiptar mes viktimave. Ai ishte Marjusi.
Kujtoj telefonatat e gjata deri ne te gdhire me prefekturen, me spitalin e me nje zonje te mire ne nje nga pavionet, qe me veshtiresi me bente spelling e mbiemrit te te riut shqiptar. Me pas mesova dhe emrin e Edit.
Udhetonin bashke mbi ure e po nisnin nje dite pune.
Ne respekt te etikes informative prita qe emrat e percjelle nga une, ti jepnin me pare autoritetet shqiptare. Ishte gjeja me humane e me e drejte qe duhet te beja.
E risjell kete moment te trishte pasi jo te gjithe kane njerzellekun te presin. Vetekenaqesia e nje like-u ka humbur respektin ndaj jetes e dhunon deri ne shpirt dhe me fatkeqesine.
Marjusi dhe Edi ishin dy te rinj shqiptare si dhjetra e mijera te tjere qe fati i jetes i bashkon ne nje dite te zakonshme pune e po fati i jetes i ndau nga familjet e tyre.
Marjusi kishte mberritur ne Itali ende foshnje me nje udhetim me skaf ne erresiren e Adriatikut. Enderra e tij ishte te behej futbollist.
Edi (Admiri) kishte krijuar biznesin e tij te vogel e ndihmonte cdo bashkeatdhetar qe kerkonte pune.
Histori njerezore, ne nje tragjedi qe bashke me uren shembi, sic thote sot KM italian "bazat e nje jetese civile".
Procesi gjyqesor ne zhvillim, ka vene nen akuze 59 persona pergjegjes te nje fatkeqesie qe mund te evitohej.
"Duam drejtesi te vertete e nuk mjaftojne medaljet e arit per te rimekembur vendin" shprehet sot tre vite me pas, Komiteti i familjareve te 43 jeteve te humbura.
Ne ceremonine e inaugurimit te ures se re, me 3 gusht 2020, familjaret e viktimave vendosen te mos marrin pjese.
"Nuk ka sot asgje per te festuar e ky nuk eshte as vendi as momenti yne" deklaruan me nje leter te hapur.
Sot ne ora 11.36 nje minute heshtje u mbajt ne Parkun e Memories nen Uren e re, e ku moren pjese Imami i qytetit, Arqipeshkopi, autoritetet lokale e familjaret e viktimave.
Ne ato 60 sekonda u perfshin lutjet e kujtesa per Marjusin e Edin.
Qofshin te paharruar!
E krahas flamujve te bonus bebe, KM shqiptar mund ta niste diten me nje homazh kujtese ndaj dy te rinjve shqiptare me jete te shuar ne nje fluturim engjellor tragjik.
(PR-et e tij me siguri do levizin shpejt per gjetjen me te goditur per "te korrigjuar" harresen.)

