Goran Bregoviç njeriu me licencë ndërkombëtare sorosiane për të përdorur gjuhën e urrejtjes

Që në vitin 1971 kur u mbajt Kongresi Botëror i Romëve u listuan fjalët me kuptim përkeqësues për romët, ndër to “cigan”, “gipsy” etj.

Që atëherë, pak nga pak këto fjalë dolën nga përdorimi.

Sot Goran Bregoviçi ka mbetur njeriu më i njohur në botë që vazhdon me ngulm t’ i përdorë fjalët “cigan” dhe “gipsy” në këngët dhe intervistat e tij. Ai e quan muzikën e tij “muzikë cigane”.

Në shumë nga këngët e tij të cilat ai vazhdon i interpreton edhe sot gjendet fjala “cigan”.

Sot nuk pranohet më as që anëtari i një bashkësie të përdorë emërtime përkeqësuese për individët e bashkësisë së tij. Vetëposhtërimi shihet si një formë e racizmit. Pra nuk vlen më arsyetimi se Bregoviç është rom, pra mund të shajë vetveten.

Nëse dikush do të kishte guxuar që të përdorte kaq lirshëm sa Bregoviçi këto fjalë me siguri që ai do të ishte vënë në shënjestër për përdorim të gjuhës së urrejtjes, të fjalorit racist e gjëra të tilla. Të parat që do të reagonin do të ishin shoqatat dhe organizatat sorosiane.

Në rastin e Bregoviçit çuditërisht nuk ndodh kështu.

Këtë vit bëhen 50 vjet që Bregoviç vazhdon sfidon vendimin unanim të përfaqësuesve të romëve të botës për t’ i kërkuar njerëzimit që të mos përdorë emërtimet me kuptim përkeqësues për ta. Në këta 50 vjet Bregoviç e ka shpërfillur dhe vazhdon ta shpërfillë këtë vendim.

Është interesante që askush nuk e pyet Bregoviçin për këtë gjë.

Qartësisht, Bregoviçi ka një licencë ndërkombëtare për t’ u shprehur në gjuhën e urrejtjes. Dhe licenca të tilla në botë mund të japë vetëm Sorosi.