Vrasja në Kamzë, flasin banorët: E pabesueshme! Xhiroja në dyqan 30 mijë lekë
Banorë të zonës, ku ndodhi grabitja në Kamzë thonë se nuk e besojnë atë që ka ndodhur.
I pyetur nga gazetarët, një prej banorëve thotë se në atë zonë nuk ndodhin grabitja, ndërsa theksoi se dyqani ishte i vogël dhe nuk kishte shumë xhiro.
"Është e pabesueshme. Nuk ka pasur shpesh grabitje këtu. Ky është një dyqan i vogël nuk është se ka ndonjë pasuri të madhe brenda. S'ka pas asnjë motiv, nuk e di pse. Xhiro ditore mund të jetë maksimumi 30 mijë lekë të reja. Nuk është më shumë."
Tentativa për të grabitur një minimarket në rrugën "OSBE" në Kamëz përfundoi me vrasjen e 52 vjeçarit Agim Bucit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij Merita Buci 44 vjeçe, të dy pronarë të dyqanit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:07 të 25 prillit 2018, në rrugën "OSBE" në Kamzë të Tiranës.
Burimet nga policia bënë të ditur se kanë qenë dy persona me maska të cilët janë futur me armë në market duke kërkuar të marrin paratë e xhiros mbrëmjen e të mërkurës. por rezistenca e çiftit dhe përpleshja me grabitësit ka përfunduar në përdorimin e armëve prej agresorëve.
Policia ka vënë në dispozicion një shpërblim deri në 5 milionë lekë për kë jep informacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Lexoni gjithashtu: Vrasja në sy të djalit 6 vjeç
