Vrasja e Kaçifas, një oficer grek vjen në Tiranë

Vrasja e Kaçifas, një oficer grek vjen në Tiranë

Një oficer i policisë greke do të mbërrijë të premten në Tiranë lidhur me vrasjen e Kostandinos Kaçifas me 28 tetor në Bularat.

Lajmi është dhënë mëngjesin e sotëm nga agjencia zyrtare e lajmeve, ANA-MPA, sipas të cilës oficeri grek do të marrë pjesë në hetime.

Sipas agjencisë, pjesëmarrja u dakordua midis Athinës dhe Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit që kanë policitë e të dy vendeve.

Nuk dihet roli që do të ketë përfaqësuesi grek në hetime, ndërkohë që grupi hetimor po mbikqyr provat dhe rezultatet e hetimit të Prokurorisë së Gjirokastrës. 

Gjithashtu Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur të dëshmojë dhe babanë e 35 vjeçarit. 



EMISIONET