Vlorë, kërkime në det për 32-vjeçarin e zhdukur prej 6 ditësh
Vijojne kërkimet në det për 32 vjeçarin Ksandro Imeraj. Pasditen e djeshme territori nga Palasa në Shëngjin eshte monitoruar nga ajri nga autoritetet italiane.
Policia kufitare e Delta Force kane nisur edhe sot kerkimin ne det, ndersa edhe familjare dhe te aferm te tij i jane bashkuar operacionit.
Imeraj ka humbur kontaktet me familjaret prej mbremjes së të merkures, 28 mars 2018. Ai kishte dalë në det me një Yetsky. Dyshimet janë se mund të jetë mbytur.
Nderkohe policia lokale e Vlorës nuk ka arritur te identifikojë autorin e letres së gjetur ne varke mesditen e se martes ne plazhin e Zvernecit.
