Vlahutin mbledh koordinatorët e bashkive: Shqipëria Europiane nuk ndërtohet vetëm në Tiranë

Vlahutin mbledh koordinatorët e bashkive: Shqipëria Europiane nuk

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin mblodhi në qendrën e informimit të BE 61 koordinatorët e bashkive të vendit të cilët do të aplikojnë në projektet e BE në këto njësi.

Vlahutin u garantoi atyre mjetet e nevojshme për të prezantuar se çfarë është BE në sytë e qytetarëve duke thënë se Shqipëria evropiane ndërtohet në çdo qytet të Shqipërisë.

Vlahutin: Ne nuk mund ta ndërtojmë Shqipërinë europiane vetëm në Tiranë, nuk funksionon kështu. Shqipëria europiane ndërtohet bashkë me çdo qytetar të Shqiëprisë, me çdo bashki të vendit pasi vetëm kështu do e sillni europën më afër njerëzve.

Bashkimi e ndryshon jetën tuaj të përditshme për mirë, por ndryshimi nuk vjen ditën që vendi i bashkohet BE. Ndryshimi ndodh përpara. Ne do të përpiqemi të bëjmë sa mundemi për t’ju mundësuar mjetet, informacionet, rrjetin, me të gjithë mbështetjen që mund t'ju duhet pë të bërë këtë punë.

Ne kemi nevojë që të na thoni se si është situata në bashkitë tuaja kur vjen puna për kuptueshmërinë e qytetarëve mbi standardet e BE, mbi nevojat e tyre, prioritetet e tyre.

Vlahutin tha se delegacioni do të shkojë në çdo qytet për të prezantuar projektet e tij dhe  për garantuar standardet që kërkon BE në fusha të ndryshme që prekin jetën e qytetarëve.  

EMISIONET