Masakra në Vlorë, viktimat janë goditur nga 4-6 plumba
Viktimat e masakrës në Vlorë i janë nënshtruar ekspertizës mjekoligjore.
Viktimat mbërritën rreth orës 21:17 minuta në morgun e Vlorës.
Fillimisht, ekspertiza u është bërë dy fëmijëve të familjes Zykaj dhe më pas i janë nënshtruar ekspertizës mjeko ligjore viktimave të tjera.
Burimet nga mjekësia ligjore i thanë gazetares së Ora News Jerola Ziaj se viktimat kanë plagë të shumta nga plumbat e kallashnikovit dhe plagët i kanëmarrë në bust dhe në kokë.
Afërdita Zykaj është goditur nga 6 plumba
Azemi Zyka është goditur me 4 plumba dhe të katërt i ka në kokë. Djali i vogël është goditur nga tre plumba ndërsa vajza 4 plumba.
Policia e ka rrethuar spitalin me një perimetër duke mos lejuar afrimin e gazetarëve. Ndërkohë, mbetet ende i pa qartë numri i të plagosur. Por, konfirmohet se dy prej tyre kanë përfunduar në sallën e kirurgjisë të spitalit rajonal të Vlorës.
Policia nuk ka arrestuar ende autorin e ngjarjes.
Ngjarja
Pasditen e se premtes (10 gusht) 24 vjeçari Ridvan Zykaj ka shkuar në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke vrarë atë dhe gruan e tij.
Pasi vrau Demir Zukajn 75 vjeç dhe gruan e tij Perie, 72 vjeç, ai ka shkrepur automatikun ndaj djalit të Demirit, Azem Zykaj 45 vjeç dhe gruas së tij, Afërdita Zykaj 42 vjeç.
Autori i masakrës nuk është ndalur me kaq. Pasi ka braktisur shtëpinë e tyre, ai ka shkuar në banesën e djalit tjetër të 75 vjeçarit, duke vrarë Besimin, 43 vjeç dhe gruan e tij Vasilika, 42 vjeç. Gjithashtu, ai ka vrarë edhe dy fëmijët e tij, Sara 16 vjeçe dhe Ledioni 8 vjeç.
Masakër në Vlorë/ Djali vret 8 pjesëtarë të fisit të tij, plagos 6 të tjerë
Dinamika e masakrës, 24 vjeçari ekzekutoi vëllain e gjyshit dhe djemtë e tij me gratë e fëmijët
Masakra në Vlorë/ Flet dëshmitari: Si i njoh familjet dhe autorin e ngjarjes