Vijon bojkoti, studentët tymuese te Ministria e Arsimit dhe para kryeministrisë

Vijon bojkoti, studentët tymuese te Ministria e Arsimit dhe para

Ora 12:30 Një grup studentësh janë vendosur para kryeministrisë duke protestuar. Ata këndojnë "ejani mblidhuni këtu, këtu" dhe kanë ndezur tymuese.

Protesta e studentëve sot paradite (9 janar 2019) ishte përqëndruar kryesisht brenda Fakulteteve. Bojkoti i mësimit vijoi duke nxjerrë në korridore bankat dhe karriget.

Rreth orës 11:00 një grup studentësh u mblodhën para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ku ndezën edhe tymuese.

Ata përsëritën thirrjen për rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë.

Më pas studentët vazhduan marshimin drejt Kryeministrisë. 

Protesta vijoi deri rreth orës 13:00. Mësohet se pasdite ata do të bëjnë publike dhe platformën si mund të zgjidhen kërkesat e tyre si dhe kërkesën për të mos djegur vitin akademik.  



EMISIONET