Futbollisti japonez, Hayato Nakama shënoi një nga golat më të çuditshëm që keni parë ndonjëherë.

Mesfushori goditi me kokë një krosim nga e djathta, por sfera u përplas në shtyllë duke i ndalur festën. Gjithsesi, teksa ai ishte i shtrirë në tokë, topi shkoi në drejtim të tij dhe më pas u përplas në shpinë, për të përfunduar më pas në rrjetë.

27-vjeçari zhbllokoi shifrat e takimit i mbyllur me shifrat 3-0 mes Fagiano Okayama dhe Kyoto Sanga, i vlefshëm për J League Divisioni i Dytë.

Klikoni këtu për të parë VIDEON

/Ora News.tv/