Video/ Olsi Sokoli "anulon" Polozanin, Kukësi mposht Flamurtarin dhe synon titullin
Kukësi ka lënë pas barazimin me Laçin, teksa është rikthyer te fitorja.
Verilindorët kanë dal me tre pikë nga një transfertë e vështirë si ajo e Vlorës, pasi kanë triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Flamurtarit. Et'hemi kaloi në avantazh miqtë pas 10 minutash lojë, ndërkohë që Polozani vendosi ekuilibrat.
Megjithatë, ishte Eduard Rroca ai që vulosi shifrat përfundimtare në 2-1, pavarësisht super-golit të Polozani që u anulua nga arbitri për lojë të rrezikshme. Me këtë fitore Kukësi forcon pozitat në vendin e dytë të renditjes me 38 pikë, dy më pak se Partizani, i cili nesër zbret në fushë përballë Kamzës.
Ndërkohë Flamurtari vijon të zhgënjejë, teksa pozicionohet në vendin e 6-të me 29 pikë.
Goli i anulluar:
