KPK shkarkon Prokurorin e Apelit, mbylli hetimet për një trafikant droge

KPK shkarkon Prokurorin e Apelit, mbylli hetimet për një trafikant

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Apelit Gentian Trenova, i cili është njëkohëshit edhe një nga anëtarët e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Prokurori nuk ishte i pranishëm sot në seancë, ndërsa trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici lexuan vendimin e shkarkimit.

Trenova është i dyti nga radhët e KED që shkarkohet nga vetingu pas anëtares zëvedësuese Altina Xhoxhaj.

Vendimi i arsyetuar do të jepet brenda 30 ditësh nga shpallja e vendimit, ndërsa sipas hetimeve të KPK, (që u deklaruan seancën e kaluar) Trenova nuk rezulton i pastër në tre kriteret e përcaktuara në ligj, figurën, pastërtinë dhe aftësimin profesional.

Avokati i prokurorit të shkarkuar: Ishte i ndershëm Shqipëria s'ka luksin ta humbasë

Avokati Saimir Lami e quajti të padrejtë vendimin e KPK-së i cili do të ankimohet. "Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë njerëz të përgatitur", tha ai në një prononcim për median jashtë KPK-së.

" Është për të ardhur keq sepse Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë njerëzit e tij më të përgatitur në sistem në këtë mënyrë"

Po përse u shkarkua?

Në pritje të arsyetimit të vendimit, avokati shpreh bindjen se klienti i tij ishte paragjykuar  "që në seancën e kaluar kur nuk na u dha mundësia të shpreheshim"

"Është e padrejtë,që punonjës të sistemit të drejtësisë kanë punuar me ndershëri sot të trajtohen në këtë mënyrë" u shpreh avokati në një prononcim pas vendimit.

Trenova mbylli hetimet për trafikantin e drogës dhe prokurorin e kapur në korrupsion

Në seancën dëgjimore të KPK-së, një javë më parë, relatorja e çështjes Brunilda Bekteshi deklaroi se prokurori Trenova kishte probleme me deklarimin e pasurisë ndërsa kishte mbyllur hetimet për pasurine për një trafikant droge të kapur nga policia greke. Prokurori i shkarkuar ka qenë drejtues u Task Forcës antikorrupsion ndërsa një nga çështjet më të bujshme të hetuara nga Trenova është banda e Lushnjes dhe kreu i saj Aldo Bare.

Po Ilir Toska?


Po sot në KPK u zhvillua edhe seanca dëgjimore për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Ilir Toska njëkohëshit një nga kandidatët për KLGj. Komisioni tha se pasi kishte kryer një hetim të thelluar rezultoi se gjyqtari nuk kishte pasuri të pajustifikuar apo deklarim të rremë. Ndërsa përsa përket pastërtisë së figurës KPK deklaroi se megjithëse nga DSIK gjyqtari ishte konsideruar si i papërshtashëm ky konstatim nuk kishte rezutuar i saktë pas verifikimeve të bëra. Vendimi për fatin e gjyqtarit do te shpallet të enjten në 21 qershor.


EMISIONET