Piku i sezonit turistik ka sjell një fluks të shtuar të turistëve të huaj të cilët vizitojnë Tiranën. Drejtorja e turizmit në Bashkinë e Tiranës Mirela Koçollari deklaron se kryeqyteti është kthyer në një pikënisje e itinerarit të turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri. Statistikat më të fundit tregojnë se gjatë qershorit në vend kanë ardhur 490 mijë turistë të huaj të cilët si destinacion të parë kanë pasur Tiranën.

Koçollari: Tirana është kthyer një qendër pikënisje për iteneraret e tjera në Shqipëri. E vlerësojnë Tiranën si një bazë për të bërë më pas intinerare ditore si në Berat.

Përtej pikave turistike në kryeqytet sipas Koçollarit shumë të vizituara po bëhen edhe zona të tjera si Mali i Dajtit apo Kalaja e Petrelës.

Koçollari:  Gjithnjë ka qenë një atraksionet mali i Dajtit, ka ushqim të mirë, ka hipizëm. Gjithashtu është e rëndësishme trashigimia kulturore. Më e famshmja është kalaja e Petrelës dhe kam vënë re që njerëzit shkojnë me kampera. 

Ndërkohë për sa i përket kombësive gjatë kësaj vere ka pasur shumë turistë nga vendet Evropiane por edhe nga Azia e Australia.

Koçollari:  Ka një rritje të polakëve, gjermanëve, francezëve dhe spanjolle. Gjithashtu ka edhe nga SHBA, apo Azia dhe Australia, por kryesojnë evropianët. 

Turistët e huaj deklarojnë se turin e nisin nga Tirana ku vizitojnë pikat turistike dhe më pas ndalen në qytetet historike si Berati,Gjirokastra apo Butrinti pasi kanë dëshirë të mësojnë më shumë për kulturën e popullit shqiptar

Turistë: Vijmë nga Franca. Sapo kemi mbërritur dhe tani do të nisim turin nga Tirana ku do shohim disa pika për të vazhduar pastaj në disa qytete të tjera historike.

-Unë do të vizitoj Beratin,Gjirokastrën.Apoloninë dhe Butrintin por patjetër që do të shkoj edhe në jug të Shqipërisë pasi ka një bregdet të bukur.

-Jam nga Gjermania dhe kemi planifikuar të udhëtojmë nëpër Shqipëri.Në fillim do të vizitojmë Tiranën sepse është mjaft interesante pastaj plazhet e jugut dhe patjetër qytetet historike.

Që prej janarit në Shqipëri kanë ardhur 1.4 milionë turistë të huaj dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë vizituar edhe Tiranën ku kanë shtuar ditët e qëndrimit në krahasim me vite më parë.

/Ora News.tv/