Tiranë, gruaja masakrohet me gurë, më pas vritet me armë zjarri. Në kërkim kunati

Një tjetër grua është vrarë me armë në këtë shkurt.

Viktima është  Lirie Xhepa, e cila u gjet nga banorë të zonës pranë kodrave të liqenit të Sharrës. Në trup i janë gjetur 3 plumba, por dhe shenja dhune të cilat janë shkaktuar nga goditja me gurë.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, ka bërë shoqërimin e rreth 20 personave, të cilët mund të kenë dijeni për vrasjen, së bashku me banorët që kanë qenë të parët që kanë konstatuar trupin e pajetë.

Lidhur me këtë ngjarje është shpallur në kërkim dhe kunati i viktimës, Dashamir Xhepa. Një nga pistat e hetimit është dhe një konflikt i mundshëm për motive pronësie.

Lirie Xhepa është larguar nga banesa që pas drekës së të mërkurës (13 shkurt). Familjarët janë interesuar në komisariatin nr.6, por mëngjesin e sotëm janë njoftuar për gjetjen e trupit të pajetë.

49-vjeçarja sipas banorëve prej dy muajsh kishte nisur punën në një fabrikë këpucësh në zonën e Kombinatit, ndërsa më herët merrej me blegtori. Gjatë natës banorët shprehen se nuk kanë dëgjuar të shtëna apo makinë të lëvizte në zonën përreth.

"Shifte punën e vet"

"Nuk kemi dëgjuar asgjë. Gruaja ishte e qetë dhe e urtë"

Lirie Xhepa nënë e katër fëmijëve, dy  prej të cilëve janë në Greqi ka humbur bashkëshortin para 10 vitesh pas një sëmundje të rëndë. Xhepa është gruaja e gjashtë e cila është vrarë prej janarit në Shqipëri.


EMISIONET