Tmerr në Durrës, vajza 8-vjeçare tentohet të përdhunohet nga dy djem
Një vajzë 8-vjeçare ka rënë pre e tentativës së të paktën 2 djemëve për ta përdhunuar brenda shkollës 9-vjeçare në Arapaj të Durrësit.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qershor në kohën kur procesi mësimor kishte përfunduar, por shkolla ishte e hapur pasi mësuesit sipas raportimeve plotësonin regjistrat.
Adoleshentët 15 dhe 17 vjeç banorë të zonës e kanë marrë 8 vjeçaren me forcë dhe kanë arritur të futen në shkolla pa u vënë re.
E mitura ishte lidhur në klasë
Ata e kanë lidhur vajzën dhe kanë tentuar ta përdhunojnë, por fatmirësisht sipas burimeve nuk kanë arritur.
8-vjeçarja është gjetur nga mësuesit e shkollës në gjendje të shokuar.
Ajo ka arritur të tregojë ngjarjen dhe mësuesit kanë njoftuar policinë e cila nuk e ka bërë të ditur me kërkesë të prindërve.
Me kërkesë të prokurorisë vajza i është nënshtruar një ekzaminimi që ka treguar se ajo nuk është përdhunuar.
Rasti përplas Prokurorinë dhe Policinë
Por publikimi i rastit vendosi në një përballje prokurorinë e Durrësit, e cila mohon ngjarjen dhe policinë, e cila thotë se denoncimi i vajzës është marrë në 4 korrik dhe se për abuzimin ndaj saj janë porceduar dy të mitur me akuzat për vepra të turpshme dhe heqje të paligjshme të lirisë.
Minorenia ndërkohë është trajtuar me psikolog për të kaluar gjendjen e rënduar në të cilën ndodhet.
Policia dhe Prokuroria e Durrësit u treguan të rezervuar në Informacion mbi këtë ngjarje të rëndë, për të hetimeve ende në vijim dhe ndjeshmërisë së çështjes.

Në foto: Shkolla 9-vjeçare "Myslim Hida" në Arapaj të Durrësit
