Tiranë, djemtë e pronarit të vilës në kërkim për vrasjen e punëtorit të kondicionerit
Shkoi për të instaluar një kondicioner por gjeti vdekjen. Kjo është historia tragjike e Indrit Çelajt, djaloshit nga Mallakastra që jetonte dhe punonte në Tiranë. 26 vjeçari u qëllua me plumb në kokë dhe ndërroi jetë në spital mëngjesin e sotëm.
Policia shpalli në kërkim dy djemtë e pronarit të vilës 3 katëshe në rikonstruksion, ku ndodhi krimi si dhe arrestoi 4 persona të tjerë. Mes të arrestuarve është edhe pronari dhe 27 vjeçarin të cilin vëllezërit i kërkuan të merrte përsipër krimin
Si ndodhi vrasja
Mesditën e 22 gushtit 2019, rreth orës 11.00 në Tiranë. 26 vjeçari kishte shkuar për të instaluar kondicionerin në vilën trekatëshe në pronësi të Bujar Kusit në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Ka pasur konflikt mes Indritit dhe dhe djemve të shtëpisë.
"Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin I.Ç, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin shtetasin I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital" informoi policia.
Ne kerkim - RTV Ora informon se vëllezërit e shpallur në kërkim janë Griseldo dhe Albano Kusi.
Cfare ndodhi pas vrasjes?
Policia informon se është biseduar me 27 vjeçarin, Lorenc Veliaj për të marrë përsipër krimin.
"Po nga veprimet hetimore, rezultoi se këta shtetas kanë biseduar me shtetasin L.V, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të kryera, shtetasi L.V., 27 vjeç banues në Tiranë, gjatë orëve të vona të natës është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës” informon policia.
Pse ndodhi?
Shkak kanë qenë vërejtjet që djemtë i kanë bërë teknikut për pozicionin ku kishte vendosur tubin e shkarkimit. Indrit Celaj ka kundërshtuar por kjo i ka acaruar vëllezërit të cilët në konflikt e më sipër kanë qëllur me plumb në kokë 26 vjeçarin
Ne pranga -Te arrestuarit jane: Ali (Edmond) Sula, 43 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ferdinand Bakalli, 41 vjeç, Bujar Kusi, 54 vjeç dhe Luan Çaka 36 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kopetente sipas detyrimit ligjor.
E kaluara e dy vellezerve?
Dy vëllezërit tashme në kërkim janë përfshirë edhe më parë në ngjarje kriminale si vrasje e plagosje dhe tentativë vrasje.
Ata janë të përfshirë në ngjarje kriminale si vrasje, tentativë vrasje, plagosje. Ne 2010 Albano Kusi u ndalua nga policia për vrasjen e Shkëlqim Nozllit, për shkak të një borxhi të papaguar dhe pazare për blerjen e dy pistoletave ku ishin përfshirë dhe dy punonjës policie. Ndërsa Griseldo Kusi në 2011 u ndalua nga policia pasi tentoi të vriste shtetasin Maksud Hysi në Mnik të Tiranës. Një vit më pas në 2012 tentoi të vriste një 26 vjeçar. Ky i fundit u qëllua me 4 plumba por fatmirësisht vetëm njëri e kapi në shpatull.
Flet babai i Indritit: Djalin e nisa ne pune u kthye i vdekur
Zbardhja e krimit
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore intensive, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimtit, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentinin e ngjarjes së ndodhur në rrugën “Muhamet Gjollesha”, Tiranë. Materialet do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Në foto: Viktima Indrit Çelaj
