Me dhjetra banorë të Unazës së Re kanë bllokuar sot rrugën pranë mbikalimit në shenjë protestë për mbrojtjen e pronës së tyre.

Ata pretendojnë se punimet që po bëhen për ndërtimin e Unazës së madhe po u prishin shtëpitë dhe bizneset ende në proces legalizimi.

Banorët thonë se janë njoftuar vonë për këtë vendim i cili po i nxjerr në qiell të hapur pa marrë asnjë dëmshpërblim për pronën e tyre.

Qytetarët i bëjnë thirrje shtetit të mbrojë ata për pronat në të kundërt do të vijojnë protestat në ditët në vijim. Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar pas protestës duke thënë se nderhyrja bëhet në kuadër të zbatimit të projektit të Unazës së Madhe të Tiranës.

/Ora News.tv/