Terrori i policisë ndaj familjeve te "Petro Nini", Nikolla: Ishte një pamje e shëmtuar
Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish-ministre e Arsimit, Lindita Nikolla, e ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora Neës, ka komentuar situatën e krijuar ditën e sotme te "Petro Nini", ku tre familje u tentuan të nxirren në rrugë.
Nikolla tha se shfaqja e policisë në këtë rast ishte e shëmtuar, çka çoi në shkarkimin e drejtorit të Policisë së Tiranës, Kastriot Skëndëraj.
Lindita Nikolla: Nuk treguan lartësinë dhe integritetin që mban ajo uniformë. Nuk ishte në lartësinë dhe dinjitetin që mban ajo figurë. Ishte një pamje e shëmtuar që nuk duhet të jetë, por nga ana tjetër duhet të mirëkuptojmë Policinë se duhet të bëjë detyrën.
