Plumba në këmbë e sy, ja kush janë tre të plagosurit në Elbasan
Tre persona mbetën të plagosur pas një konflikti me armë, në qytetin e Elbasanit pasditen e së premtes (2 gusht 2019)
Konflikti ka ndodhur në një lokal pranë stadiumit të Elbasanit rreth orës 17.20, në lagjen "28 Nëntori.
Të plagosur me armë zjarri kanë mbetur shtetasit Mihal Kocashi dhe Astrit Cërriku, ndërsa Fezi Ago ka marrë dëmtime në kokë si pasojë e një goditje me sende të forta gjatë debatit që është shënuar brenda lokalit.
Fatmirësisht të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Gjatë një konflikti verbal për motive të dobëta mes disa personave kanë mbetur të plagosur me armē zjarri dy shtetasit A.C. dhe M.K. Ata janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal. Shtetasi F.A. është dëmtuar me sende të forta, jashtë rrezikut për jetën”, - njoftoi policia.
Sipas të dhënave paraprake nga hetimi i çështjes mësohet se konflikti në lokal ka ndodhur për çështje borxhesh financiare.
Dy autorët dhe tre personat kanë qenë fillimisht në lokal ku ka nisur debati verbal. Njëri prej thyre ka kërkuar të dalë jshtë dhe është khyer aty me automatik kallashnikov dhe ka qëlluar.
Pas ngjarjes dy autorët, te identifikuar, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndërsa policia ngriti postblloqe për arrestimin e tyre por ata ende janë në arrati.
