Të preferuarit e Panairit, lexuesit shqiptarë zgjedhin autorët e huaj

Të preferuarit e Panairit, lexuesit shqiptarë zgjedhin autorët e

Autorët e huaj kanë qenë ata që kanë dominuar stendat e shtëpive botuese këtë vit dhe që janë përzgjedhur nga lexuesit. Më të preferuarit kanë qënë shkrimtarët nobelistë ndërsa shtëpitë botuese shprehen se vëmedja e lexuesve për librit ka qënë e lartë.

Panairi i Librit edhe këtë vit ia doli të shëndrohet në ngjarjen më të rëndësishme kulturore dhe të mbledh rreth tij lexues të shumtë.

Edicioni i 20 ishte konceptuar si një festë e pikëtakimi mes shtëpive botuese, shkrimtarëve e lexuesve.

Në të morën pjesë rreth 90 subjekte ku ndër veprat që prezantuan binte në sy krijimtaria e autorëve të huaj.

Librat e këtyre të fundit kanë qenë edhe më të preferuarit për lexuesit, ku ndër të parët renditen shkrimtarët nobelistë.

Por edhe emrat shqiptarë të letërsisë kanë pasur lexuesit e tyre.

Botuesit nga Kosova konkuruan ata shqiptarë me krijimtarinë e shkrimtarit Kasëm Trebeshina por edhe nobelistetes Malala.

Botuesit, ata që kanë kontaktin direkt me lexuesit, thonë se vëmendja ndaj librit ka qënë e lartë, shitjet po ashtu.

Por ka edhe nga ata botues që për ta ky vit nuk ka sjellë asgjë të re.

Për lexuesit zhanri më i preferuar letrar vijon të mbetet romani

Sipari i Edicionit Jubile të Panairit të Librit do të ulet mbrëmjen e 19 Nëntorit.

 

EMISIONET