Studentët kalojnë natën tek Ministria e Arsimit dhe para Kryeministrisë

Një grup studentësh kanë kaluar natën para ministrisë së Arsimit ndërsa një tjetër grup studentësh kaluan natën para kryeministrisë.

Temperaturat e ulëta e kanë bërë shumë të vështirë qëndrimin e tyre por ata janë të vendosur për ta vijuar protestën.

"Ishte shumë e vështirë pasi temperaturat janë të ulëta.Kryeministri duhet të plotësojë të 8 pikat nuk ka çfarë të dialogojmë. Në orën 10:00 do të ikim para parlamentit.  Më pas nuk e di cfarë do të bëjmëthanë studentët për mikrofonin e Ora News

"Kryeministri duhet të plotësojë të 8 pikat nuk ka çfarë të dialogojmë.

Kjo është dita e 9-të e rezistencës së tyre për të kërkuar plotësimin e 8 kërkesave që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve dhe arsim cilësor.

Deri tani kryeministri ka përcjellë ftesën për dialog vetëm përmes rrjeteve sociale.

LIVE/ Studentët tek Kuvendi: Nuk lëvizim që aty! Ne nuk kemi frikë!

Lexo me shume: Studentët sot do të zhvendosin protestën para parlamentit



Ja 8 pikat e panegociueshme të studentëve





EMISIONET