Me batanije dhe iso me megafonë, grupe studentësh vijojnë ngujimin nëpër fakultete
Studentët e Universitetit të Tiranës vijojnë bojkotin në fakultetet e tyre. Ndryshe nga fakultetet e tjera që në disa klasa u zhvillua mësim, në godinën e fakultetit të Drejtësisë ka qënë e pamundur hyrja në auditore për ata studentë që janë pro zhvillimit të mësimit.
-Në Fakultetin e Drejtësisë shënohet dita e 5- të e ngujimit. Dera kryesore është bllokuar nga studentët me karrige për të mos lejuar hyrjen.
I pyetur në lidhje me njoftimin e kryeministrit Rama se në sekretariatet e fakulteteve mund të vendosen dy përfaqësues të ministrisë së Arsimit, një student tha për mikrofonin e Ora News: " Ata mund të futen nga dritarja"
Pavarësisht se në ditën e 5 të ngujimit të tyre nuk ka patur përplasje të studentëve me policinë e shtetit apo atë private, studentët shprehen për Ora Neës se ato janë kërcënuar me telefonata anonime që të mos marrin pjesë në protestë.
-Në fakultetin Ekonomik, dyert janë të hapura. Pasditen e djeshme studentët morën vendimin për të vijuar protetën me ngujimin brenda studentëve por kanë lënë të lirë hyrjen për studentë të tjerë që duan të vijojnë mësimin. Ata i kanë bërë thirrje dhe studentëve të tjerë që të bashkohen. Në këtë fakultet studentët kanë kënduar me iso: Dhe ngujimin do vazhdojmë për të drejtat protestojmë.
Në Fakultetin e Arkitekturës, studentët kaluan natën të ngujuar. Ata kanë shtruar batanije në holl ku po vijojnë qëndresën por në të njëjtën kohë kanë lënë të lirë derën për të gjithë ata studentë që duan të vijojnë mësimin.
Studentët janë të vendosur që të vijojnë protestën e tyre deri në rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë. Pavarësisht se Kryeministri Rama paralajmëroi që gjatë ditës së hënë përfaqësues të Ministrisë së Fincanës dhe Arsimit do të vendoseshin pranë sekretariateve të fakultete, në disa prej godinave nuk u panë përfaqësues të qeverisë.
