Studentët pankartë: Arlind Qori qëndro larg nesh!

Studentët pankartë: Arlind Qori qëndro larg nesh!

Në një pankartë të shpalosur nga studentët i kërkohet pedagogut Arlind Qori që të qëndrojë lart tyre. "Arlind Qori nuk na përfaqëson, largohu nga protesta jonë", shkruhet në pankartë.

Pedagogu është i njohur për aksionet e tij në Lëvizjen për Universitetin kundër reformës në arsimit të lartë dhe është pjesë e së ashtuquajturës Organizata Politike, e njohura për qëndrimet e saj markiste.

Mijëra studentë protestojnë prej ditësh para Ministrisë së Arsimit nga shumica e universiteteve në vend, duke kërkuar plotësimin e një sërë kushtesh në universitete, uljen e tarifave si dhe mësim cilësor.

Të gjitha zhvillimet: Protestë masive e studentëve para Ministrisë së Arsimit

EMISIONET