Studentët vijojnë protestën tek kryeministria, bllokojnë dhe rrugët: S'ka dialog

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama vijoi takimet me pedagogët në disa prej fakuklteteve, poshtë zyrës së tij studentët shprehen të vendosur për të vijuar protestën deri në plotësimin e 8 kërkesave të tyre. 

Studentët që nuk pranuan të ndajnë shqetësimet me kreun e qeverisë në Fakultetet ku ai zhvilloi takime u grumbulluan sërish në protestë të martën. 

Në ditën e 14 ata bllokuan disa prej kryqëzimeve të kryeqytetit dhe më pas marshuan drejt kryeministrisë. Për takimin që kryeministri Rama zhvilloi ditën e hënë me pedagogë dhe studentë të fakultetit të Gjeologjisë shprehen se nuk ishin të informuar. 

" Ka qenë një takim farsë me pedagogët e Gjeologjikut dhe jo takim me studentët e Gjeologjikut". Ndërkohë në lidhje me dialogun janë skeptikë, ndaj qëndrojnë të vendosur për të mos u ulur në bisedime deri në realizimin e 8 kërkesave. 

"Nëse unë bëj dialog me zotin Kryeministër ne të gjithë studentët e humbasim kauzën tonë, jemi të humbur dhe ai del para jush dhe thotë: Shiko, unë ua zgjidha problemin studentëve. Realisht nuk do të bëjë asgjë, jam e bindur për këtë".  " Asnjë që ka qenë gjatë këtyre takimeve nuk na përfaqëson". " Takimet janë kot, takime mund të bëjë sa të dojë ai. Takimin të vijë ta bëjë këtu ai nëse do". "Janë falso, janë të sajuara". Përgjysmimi i tarifave është një tjetër shqetësim që merr zgjidhje, por protestuesit thonë se presin plotësimin e kërkesave të tjera. " Zgjidhja e vetme është plotësimi i 8 kushteve, 8 pikave. Mëse normale që ato do të plotësohen me patjetër sepse nuk ka rrugë tjetër".  

Edhe ditën e mërkurë studentët do të qëndrojnë jashtë auditoreve, duke përsëritur qëndrimin se do ti rikthehen jetës universitare pasi problemet e tyre të marrin zgjidhje.

Ndërkohë qeveria hodh sot hapin e parë për studentët, Rama deklaroi: Në janar do paguani tarifat 50% më pak

Ndërkohë faqja online e Ora News dhe faqja zyrtare në Facebook ka hapur një sondazh nëse duhet apo jo një dialog mes studentëve dhe qeverisë. (VOTONI KETU)



Ora 13:10 Vijon qëndresa e studentëve para kryeministrisë

Ora 12:26 Shtohet numri  protestuesve para kryeministrise. Studentet therrasin: E duam Shqipërinë si Europa

Studentet kane ardhur tek kryeministria pasi bllokuan per disa ore disa kryqezime kryesore ne Tirane.

Sondazhi i Ora News në Facebook


Studentët shkruajnë me miell para kryeministrisë: Jo dialog




Ora 11:00 Studentet hedhin veze drejt kryeministrise. Shikoni videon live 




Studentët do të mblidhen sërish sot për të protestuar për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. 

Gazetarët informojnë se pritet të ketë një përshkallëzim të protestave me bllokimin e rrugëve nga ora 09:30 deri në orën 14:00.

Studentët nuk ndalin rezistencën, bllokojnë rrethrrotullimin tek Ekonomiku e 9 katëshet e 21 dhjetorin

Ora 10: 47 Studentët kërkojnë zgjidhje, Rama i mban me muhabet: Jeni larg atyre të dhjetorit

Ora 10: 20 Studentët e Mjekësisë bllokojnë kryqëzimin tek 9 katëshet, ndërsa ato të sporteve bllokojnë 21 dhjetorin

Studentët e Fakultetit Ekonomik nisin bllokimin e rrugëve. I bashkohen dhe studentë të Gjeologjisë.








Studentët nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe i Arkitekturës kanë vendosur të mblidhen direkt përpara kryeministrisë ndërkohë studentë nga universitete të tjera do të bllokojnë qarkullimin tek rrethrrotullimi i Ekonomikut, kryqëzimin e rrugës se Elbasanit.



Kryefjala 

Kryefjala e studentëve është plotësimi i 8 pikave nga kryeministri Edi Rama, por jo me dialog, ndërkohë që ky i fundit ka nisur mbrëmjen e djeshme një seri takimesh me pedagogë dhe studentë.

Ata bëjnë thirrje që ashtu si ditët e tjerë të gjithë studentët të bojkotojnë mësimin. ndërsa i bëjnë thirrje që edhe universitetet e rretheve t'i bashkohen protestës së tyre në Tiranë.

Por ndërkohë që me kryeministrin nuk pranojnë dialog, kanë edhe një mesazh për dy liderët e tjerë, Basha dhe Kryemadhi, që mos t'i afrohen protestës së tyre.   

Sot studentët e mjekësisë pritet të bëjnë një votim, po ose jo dialogut

Ndërkohë mësohet se sot, pas protestës studentët e mjekësisë kanë lënë për të bërë një votim nëse duan dialog apo jo. Argumenti i tyre pro dialogut është sepse nuk po arrijnë t'ia dalin dot.

Rama pritet të zhvillojë takime me pedagogë dhe studentë

Sipas burimeve kryeministri Edi Rama, ashtu siç bëri me studentët e Fakultetit të Gjeologji Minierave, pritet që edhe sot ta bëjë me studentët e Arkitekturës, por edhe të tjerë.

 



EMISIONET