Protestë edhe në rrethe, Shkodra me autobusë drejt Tiranës, të tjerë marshim në këmbë
Përkundër kushteve të pafavorshme të motit, protesta studentore vijon në ditën e dhjetë të saj.
Ora 10:40 Një grup studentësh janë nisur me këmbë nga kryqëzimi i Milotit drejt Tiranës për t'iu bashkuar protestës.
Ora 10:28 Një përfaqësi e studentëve të Vlorës futen në takim me Rektorin. Ata kanë paraqitur 5 kërkesa ndaj tij.
Ora 10:28 Studentët e Shkodrës nisen direkt për Tiranë
Ora 10:21 Në Gjirokastër një pjesë e studentëve i janë rikthyer mësimit. Pjesa tjetër vijon protestën para Universitetit "Eqrem Çabej".
Ora 10:02 Nis protesta në Vlorë.
Ora 09:08 Studentët e Universitetit "Fan Noli" në Korçë kanë vendosur të protestojnë në heshtje sot, duke bojkotuar mësimin.
Ndërkohë një numër i konsiderueshëm studentësh raportohet se janë janë nisur drejt Tiranës për t'iu bashkuar protestës së studentëve para Kryeministrisë.
LIVE DITA 10-te/ Studentët s'i tremb shiu vijojnë rezistencën para kryeministrisë
