Studentët bllokojnë për dy orë"Zogun e Zi" në Tiranë
Për rreth dy orë, studentët kanë bllokuar një nga arteriet kryesore të Tiranës, rrethrrotullimin e Zogut të Zi.
Dhjetëra studentët bllokuan qarkullimin e automjeteve në aks, duke shkaktuar radhë të gjata në shumicën prej akseve lidhëse në zonë.
Protesta është mbështetur edhe nga qytetarët.
Studentët protestojnë prej 13 ditësh për plotësimin e 8 kërkesave nga ana e qeverisë. Studentët refuzojnë të hyjnë në bisedime me kryeministrin Rama. Nga ana e tij, kreu i qeverisë pavarësisht se thotë se i pranon kërkesat, kërkon dialog me studentët.
Shikoni të gjjitha FOTOT duke klikuar këtu

