Shqiptarët ikin nga Shqipëria, festojnë Ditën e Flamurit në Stamboll

Shqiptarët ikin nga Shqipëria, festojnë Ditën e Flamurit

Festat e nëntorit të cilat kanë korresponduar edhe me fundjavën janë shfrytëzuar nga shqiptarët për të udhëtuar në Europë,Turqi apo Azi.

Besnik Vathi përfaqësues i shoqatës së operatorëve turistik deklaron se ky vit ka pasur një kërkesë më të lartë nga shqiptarët për të udhëtuar. 

Besnik Vathi: "Gjatësa e ditëve të pushimit  ka bërë që të mos ketë lëvizje thjesht të shkurtra por të ketë lëvizje me kohëzgjatje më të madhe dhe destinacione më të largëta "

Stambolli duket se ëshët destinacioni më i pëlqyer kjo edhe për shkak të kostove. 

Ndërkohë që çmimet për ofertat variojnë nga 49 euro dheri në 2 mijë euro."

Besnik Vathi:  "Këtë vit numri më i madh i autobusëve nga të gjitha agjencitë ka qenë drejt Stambollit. Vetëm sot mund të jenë nisur 35-40 autobusë drejt Stambollit për një lëvizje 4-5 ditore."

Administrata shtetërore ka 5 ditë pushime dhe duket se kjo ka favorizuar shtimin e prenotimeve jashtë Shqipërisë.

EMISIONET