Një 14 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me thikë pas një sherri midis të rinjve në zonën e Mamurrasit. 

Adoleshenti u plagos fillimisht rëndë, duke ndërruar jetë në spital.

Viktima është Adriel Sala, ndërsa autori i identifikuar si 15 vjeçari me iniciale A.Xh, është arrestuar nga policia.

Policia sqaron se ngjarja ndodhi pas një zënke mes dy të rinjve që ka përfunduar me përdorimin e thikës.  

Policia po heton për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 20:34, është marrë njoftim se në Fushë Mamurras në Kurbin, shtetasi A.Xh. 15 vjeç, banues në Fushë Mamurras,  ka goditur me mjet prerës ( dyshohet thikë) shtetasin e mitur A.S. 14 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.

Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


/Ora News.tv/