Rio Ferdinand shpreson se Manchester United po e ndjek Kylian Mbappe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2018, 22:43
Kylian Mbappe ishte padyshim ylli i Francës gjatë turneut të Kupës së Botës në Rusi, duke tërhequr kështu vëmendjen e të apasionuarve pas futbollit. Por, ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand shpreson që Mbappe ka tërhequr vëmendjen edhe të drejtuesve të "djajve të kuq".
"Kylian Mbappe është djaloshi që Cristiano Ronaldo dhe Messi po e dorëzojnë kurorën. Ai është djali i cili do të qëndrojë në garë për fitimin e "Topit të Artë" në vitet që vijnë.Unë shpresoj se klubi im i vjetër po e ndjek atë."-deklaroi Ferdinand.
