Qytetarë nga rrethet drejt Tiranës për protestën, kreu i PD-së Shkodër: Po bëhet presion

Qytetarë nga rrethet drejt Tiranës për protestën, kreu i

Opozita ka thirrur sot protestë para Kuvendit.Me dhjetëra qytetarë nga rrethet janë nisur prej orëve të para të mëngjesit drejt Tiranës me autobusë dhe mjete private.

Nga Shkodra, kryetari i PD-së, Xhevdet Amulli, tha se PD prej më shumë se dy vitesh i ka bërë apel PS me kryeministrin Rama në krye të ndërrojë kurs.

Amulli: Ka ardhur në pushtet me votat e vjedhura, po vjeç çdo ditë çdo gjë të këtij vendi. Protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e kësaj qeveri. Edhe sot do të marrin pjesë protestues nga e gjithë Shqipëria nga jugu në veri.Sot do të vërshojnë nga Shkodra mbi 5 persona me autobusa dhe mjete megjithëse autobusëve u është bërë presion duke u marrë patentat shoferëve, duke u bllokuar letrat dhe duke i gjobitur. Protestën popullore nuk mund ta ndalojnë me presione sepse kjo qeveri është në grahmat e fundit.

Ndërkohë një postobllok policie është vendosur në  kufirin mes Shkodrës dhe Lezhës.

Edhe nga Lezha me dhjetëra qytetarë janë nisur me autobusë dhe mjete.



Në Berat, rreth orës 07:30 është bërë nisja e autobusëve nga selia blu. Autobusë, furgonë, por dhe mjete të vogla personale janë nisur drejt Tiranës.



Nisja e protestuesve ka nisur dhe nga Fieri. Kreu i PD-së, Luan Baçi ,deklaroi se sot është një tjetër protestë e fuqishme që vjen pas një lëvizje të fortë që bën PD.

Baçi: Protesta më masive se ajo e 16 shkurtit. Protesta e mëparshme nuk ka pasur dhunë por ka qenë një revoltë e brendshme e qytetare. PD nuk ka dhunë, protesta do të jetë masive dhe shumë  e fuqishme.



Nga Gjirokastra raportohet se nuk kishte organzim si për protestën e 16 shkurtit.

Në Korçë nisja e protestuesve ka nisur prej orës 05:30 të mëngjesit. Janë nisur nga pika te ndryshme të qytetit. Protestuesit janë nisur drejt kryeqytetit me autobusa , furgonë dhe mjete private.

Të organizuar, qytetarët janë nisur edhe nga Vlora dhe Elbasani.

Nga Elbasani raportohet se deri tani është nisur vetëm një autobus dhe një furgon. Të tjerë qytetarë janë nisur me mjete private. Policia u ka marrë dokumentat e mjeteve autobusëve që udhëtuan në 16 shkurt, për ti penguar sot për të qenë pjesë e protestës. Edhe sot policia ka bllokuar një autobus me protestues nga Elbasani.



EMISIONET