PS do shkarkojë kreun e KQZ, Rama: Po shqyrtojmë shkarkimin e kryebashkiakut Mallakastër

PS do shkarkojë kreun e KQZ, Rama: Po shqyrtojmë shkarkimin e

Mazhoranca do të nisë shumë shpejt procedurat e shkarkimit për kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri dhe këtë fat do ta ketë edhe kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj. 

Vendimet u bënë publike nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Rama: Unë e mbështes plotësisht nismën e kryetarit të grupit për të filluar procedurat e shkarkimit të kryetarit të KQZ-së, ndërkohë që së bashku me ekspertët e Kryeministrisë po gjykohet edhe mundësia e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës si një entitet i gjykuar nga gjykatat italiane që përbën subjekt të ligjit të dekriminalizimit. Fakti që ka teserën e Partisë Demokratike nuk e bën as me imunitet ndaj ligjit dhe as virgjëreshë në raport me veprat penale që ka kryer dhe është dënuar nga autoritetet italiane.

/Ora News.tv/


EMISIONET