"Rama ik!" Opozita 3 orë para Kuvendit, protestuesit hedhin shashka, tymuese dhe djegin goma

Tre orë protestë para Kuvendit me thirrjen "Rama ik"  për opozitën  ishin mjaftueshëm për ti lënë vend protestës së radhës.

Prej orës 10, opozita e ndjekur nga mijëra mbështetës dhe simpatizantë të saj protestuan  teksa në Kuvend u mbajt dhe seanca plenare ku u betuan dhe katër deputetët e rinj që morën mandatet një ditë më parë nga KQZ.

Gjatë protestës u hodhën shashka, tymuese dhe u dogjën goma nga policia. Nuk pati akte dhune dhe as përdorim gazi nga Garda.

Policisë ju desh vetëm një moment të ndërhyjë me ujë, kur protestuesit tentuan të rrëzojnë derën që lidh Kuvendin me ish selinë e PD-së.

Përfundimi i seancës shënoi dhe mbylljen e protestës. Por opozita kishte dhe një mision, të dorëzonte  në KQZ dosjen me kandidatët e listave shumëemërore që kanë refuzuar mandantin. Janë 103 kandidatë nga PD dhe 75 nga LSI që kanë firmosur refuzimin e mandatit.

Mbërritja e opozitës dhe protestuesve u shoqërua me përplasje mes këtyre të fundit me policinë, por pa incidente serioze.

Mbyllja e tubimit u bë para selisë blu, ku Basha ftoi qytetarët për protestë mbarëkombëtare me 16 mars, për ti dhënë siç tha ai, dorën e fundit largimit të Ramës.

Mësohet se para dhe gjatë protestës, policia ka ndaluar një furgon ku ndodheshin shashka dhe shkopinj, tek gjykata e Tiranes, dhe një person tjetër me biçikletë po ashtu me shashka dhe shkopinj. Nuk konfirmohet nëse do i përdornin për protestë apo jo.


Ora News percjell live te gjithe protesten

Ora 12:57 Pasi dorëzuan listën me kandidatët që refuzojnë mandatet, krerët e partive politike të opozitës së bashkuar, të ndjekur edhe nga protestuesit u zhvendosën drejt selisë së PD-së.

Ora 12:51 Përplasje me policisë dhe protestuesve para KQZ-së. Ndërkohë kererët e partive janë futur në KQZ për të dorëzuar dosjen me kandidatët që kanë refuzuar marrjen e mandateve.

12:38: Basha: Tik-taku i Rames po vjen  

Nën thirrjet "Rama ik!" djegie gomash apo shpërthim shashkash kryetari i PD-së Lulzim Basha po mban fjalën

Tik - Taku për qeverinë Rama kas filluar. Rama ik! Ora e krimit ka mbaruar.

Prej javësh ajo godinë është karantinë e kolerës së krimit dhe korrupsionit. Ne ikëm pa u infektuar. Zoti pastë mëshirë për shpirtrat e tyre, sepse fytyrë ata nuk kanë më përpara shqiptarëe. Për muaj dhe vite zëri juaj ka kërkuar herë me mbrojtje e herë me mllef, herë me mirëkuptim e herë me pikëpyetje. Zëri juaj është dëgjuar dhe opozita iu përgjigj




Ora 12:32 Mbyllet seanca plenare.

Ora 12:20 Protestuesit djegin goma




Ora 12:10 Hidhen tymuese drejt  kordonit të policisë.








Ora 12:07 Protestuesi hedhin shashka në drejtim të kordonit të policisë.

Ora 11:40 Doda fton studentët ti bashkohen protestës

Mesila Doda e PDIU-së: Edi Rama deri kur do të fshihesh?U bëj thirrje studentëve që të bashkohen në mënyrë që të gjithë bashkë të kemi mundësi të fitojmë.

Ora 11:22 Protestuesit djegin goma.

Ora 10:36 Parlamenti 30 minuta pushim. Do të mblidhet Këshilli i Mandateve për verifikimin e mandateve të 4 deputetëve nga lista shumëemërore e LSI-së.

Ora 10:35 Pas fjalimit në seancë, Rama largohet nga Kuvendi. Ndërkohë ish-deputetët e PD dhe LSI së bashku me kryetarët e partive u janë bashkuar protestuesve. Fjalimet e para po mbahet nga kandidatët që kanë refuzuar të marrin mandatet parlamentare. Skema është e njëjtë, fjalime mes protestuesve pa podium.




Ora 10:29 Basha dhe Berisha lënë selinë e PD-së dhe i drejtohen protestuesve para Kuvendit. Rrugës iu bashkua edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Ora 10:15 Protestuesit jashtë Kuvendit përcjellin fjalën e Ramës në sallë me tymuese dhe kapsolla.

Ora 10:08: Kryeministri Edi Rama po mban fjalen ne Kuvend

Banoret e Astirit i jane bashkuar protestes para parlamentit. Ka prani te madhe te policise. Protestuesit therrasin: Rama ik! 

Ora 10:00 Tymuese, shashka dhe maska antigaz, qytetarët gati për protestë

Jo vetëm policia që është e gjitha në këmbë për të mos i lënë asgjë rastit, por edhe protestuesit që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës duket se kanë zënë mend nga protestat e kaluara dhe në shesh disa u panë me maska kundra gazit.Një prej tyre për Ora News tha se është pajisur me maskë kundragaz sepse tre herë është helmuar.


Ora 09:20 Basha mberrin ne seline PD

Ora 09: 10 Ylli Shehu në Kuvend: Mandati është i imi, nëse LSI më përjashton punë e saj

Ora 09:04-Deputetët e maxhorancës kanë mbërritur në Kuvend një orë më herët me qëllim shmangien e incidenteve të së martës së kaluar.

Të dyja anët e pedonales janë bllokuar me kordon policor. 


"Ka nje  prani me të madhe të policisë se protestat e tjera" informon gazetari i Ora News Besar Bajraktari. Ndërkohë mësohet se shtyllat ku janë të vendosura kamerat janë lyer me graso dhe nuk lejohet lëvizja as në pedonale.   

Protestuesit nga rrethet- Prej orëve të para të mëngjesit nga rrethet janë nisur në mënyrë të organizuar me dhjetëra qytetarë.

Transporti po bëhet me autobusë, furgonë dhe mjete private.

Kryetari i PD-së Shkodër, Xhevdet Amulli, në një prononcim para nisjes tha se kërkesat e opozitës së bashkuar janë të njohura tashmë; Largimi i kryeministrit Rama dhe qeveri tranzitore për zgjedhje të parakohshme

Sakaq nga Fieri, kreu i PD-së Luan Baçi u shpreh se: "Sot është ditë e veçantë pasi "refugjatët" (kandidatët  që kanë pranuar mandatin)  që vrapojnë për të hyrë në parlament , është një turp i tyre që shkojne aty. Qytetarët shqiptarë, votuesit nuk do të lejojnë që parlamenti të vijojë punën normalisht pasi nuk është një parlament normal. Protestat do të vazhdojne  sa herë që do të ketë parlament. Absolutisht që do të ketë zgjedhje të parakohshme sepse populli do të votojë për qeverinë që do në pushtet dhe jo qeverinë që vjedh vota".


Garda vendos shkallë për të larguar deputetët

Garda ka montuar një shkallë e cila pritet të përdoret për hyrje- daljet e deputetëve nga kalaja e Tiranës, ndërsa një tjetër masë nga policia është dhe vendosja e telit me gjemba në hyrje të parlamentit, me qëllim parandalimin e protestuesve nëse do ketë thyerje të kordonit të policisë.

Në protestë pritet të angazhohen mbi 1000 punonjës policie të cilët do të krijojnë një kordon më të gjerë se gjatë protestave të tjerë, me qëllim ruajtjen e godinës së parlamentit, ndërsa një mundësi nga policia është dhe bllokimi i pedonales deri tek ministria e brendshme.

Gjatë fundjavës policia ka montuar dhe kamera sigurie me rezolucion të lartë, të cilat me anë të zmadhimit, do të dokumentojnë të gjithë aktivitetin e protestuesve, por do të bëjnë edhe identifikimin e tyre biometrik.

EMISIONET