Studentët protestuan para Parlamentit dhe Kryeministrisë, u mbështet edhe nga qytetarët

Dita e enjte i gjeti studentët përpara Parlamentit për të vijuar protestën. Të mbështetur nga qytetarë të shumtë, ata kanë vijuar thirrjet e tyre për plotësimin e tetw kërkesave. Në protestë u bashkuan edhe bluzat e bardha, të cilët protestuan në mënyrë të heshtur.

Mëngjesi i së enjtes i ka gjetur studentët sërish jashtë auditorëve duke organizuar protestën para Parlamentit ku mbahej seanca plenare, ndërsa vijuan me thirrjet ndaj kryeministrit për plotësimin e tetë kërkesave.

Më studentët u bashkuan edhe shumë qytetarë të tjerë, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për këtë kauzë.

Ndërkohë, pjesë e protestës u bënë dhe bluzat e bardha, por në mënyrë të heshtur. Në shenjë revolte për moslejimin e organizimit të protestës së tyre të enjten para QSUT, ata qëndruan pranë studentëve me pankartën "Solidarizim me bluzat e Bardha që nuk mund të flasin.' Ndërsa kishin mbyllur gojën simbolikisht me para, duke treguar pamundësinë për të reaguar.

Ndërkohë, pritet që të premten, protesta e studentëve të zhvillohet sërish para Parlamentit, për shkak të seancës plenare.


Çfarë ndodhi sot me protestën

Ora 12: 34 Studentet zhvendosen para kryeministrise

Ora 12:00   Seanca u nderpre pasi deputeti demokrat nuk pranoi te largohej pas vendimit te Byrose per perjashtimin e tij 10 dite nga Kuvendi. Seanca eshte shtyre te nise ne oren 18:00  

Ora 11: 42 Studentët therrasin: S'ka dialog, s'ta kemi besen 

Përpara parlamentit po zhvillohet një protestë, ku përveç studentëve ka edhe banorë të "Astirit" por dhe qytetarë të tjerë.

Studentet therrasin me megafon: "Bëj çtë duash, nxirri nga xhepi jot . apo ku i ke futur dhe plotësi 8 kërkesat tona. Nuk ka vend as për dialog e as për negociata. Ju keni përdetyrë të bëni më të mirën për ne sepse ju paguheni me taksat tona."e bërë dialog me studentët por nuk ke zgjidhu asgjë. Ke bërë dialog me minatorët por nuk ke mbajtur fjalën. Ke bërë dialog me ish të përndjekurit politikë por nuk ke mbajtur fjalën. Nuk ta kanë besën aspak."

Studentet thirrje per proteste jo politike

Studentët po mbajnë fjalime ku bëjnë thirrje që protesta e tyre mos ketë ngjyrime politike.

"Çdo shqiptar të lërë partitë, mos bëni thirrje partiake, por bëni thirrje për mbrojtje të kauzës sonë. Kemi 15 ditë dhe nuk kemi folur për ligjin e arsimit të lartë", tha një student.   

Nderkohe brenda Kuvendit seanca ka nisur nisur me tensione. 

Ora 11:20 Protestës i janë bashkuar edhe banorët e Unazës së Re. 

Protestës i janë bashkuar edhe banorë të Unazë së Re. Me pankarta në duar kundër ministrit Gjiknuri, ata bëjnë thirrje antiqeveriare.

"Jemi këtu për kauzën e studentëve dhe për shtëpitë tona", thanë banorët.

/Foto LSA

Ora 11: 04 Para kuvendit janë hedhur dhe tymuese. Gazetarja e Ora News informon se nuk janë studentët që kanë goditur por nga një militant.



Ora 09:20 Mobilizohet edhe PD

Ndërkohë edhe PD është mobilizuar për t'iu bashkuar protestës. Sipas kryetarit të PD Fier, Luan Baçi nga ky qytet janë nisur rreth 1000 protestues. Nisja është bërë nga pika të ndryshme të qytetit si dhe nga njësi administrative. Sipas Baçit një pjesë protestuesish janë nisur me mjetet e tyre private.

"Bojkotimi i mësimit, mbledhjet koordinuese në fakultete do të jenë të përditshme. Dita e nesërme, kur Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare, është vendimtare. Aty do të jenë strukur të gjithë përgjegjësit e katastrofës universitare, të sotmit dhe të djeshmit", shkruan në FB Lëvizja për Universitetin.

Një ditë më parë studentët e dy fakulteteve, Shkencat Sociale dhe Ekonomiku vendosën që protesta dhe bojkoti mësimor të vijojë edhe pas pushimeve të fundvitit.

Ndërsa kryeministri Rama ka nisur një dialog me studentë dhe pedagogë të Fakulteteve dhe Universiteteve, ka bërë publik edhe planin për zbatimin e 8 pikave të kërkuar nga studentët. 



EMISIONET